Po ndjekim hap pas hapi rastin e një zonje nga Berati e cila ka qëndruar disa kohë në Tiranë për t’u kujdesur për një familjar të sëmurë, dhe tani kthehet në një shtëpi me çati të rrënuar. Kryem aplikimin pranë bashkisë Berat për rikonstruksion të banesës si dhe po ndjekim procedurat për legalizim banese. Po presim përgjigjen e institucioneve duke marrë parasysh se rasti është emergjent. Në vazhdim, duhet lidhur edhe kontrata për furnizim me ujë të pijshëm.
Shumë nga rastet që ndjekim kanë probleme të disa niveli dhe shpesh, nuk është e mundur të realizohen të gjitha për shkak të afateve për aplikim në institucione.
Ky aktivitet realizohet ne kuader te projektit “Fuqizimi i të rikthyerve rom dhe egjiptian në bashkitë Devoll, Fier dhe Berat” si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga United Nations Development Programme
