ZHVILLOHET SEANCA DËGJIMORE PRANË KMD-SË

18 Korrik, 20230
Seanca e sotme dëgjimore pranë zyrave të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u zhvillua në prezencë të të treja palëve të përfshira në çështje: përfaqësuesve nga media Top Channel, avokatit Sparkat Ngjela dhe Drejtësi Sociale, me përfaqësuese juristen Gjyljana Bakalli dhe aktivisten Sidorela Vatnikaj.
Gjatë seancës u dakordësua se hapat e marra nga televizioni janë pozitive drejt gjetjes së një zgjidhjeje, përkëtasisht heqja nga video në youtube i sekuencës ku av. Ngjela përdor një gjuhë urrejtjeje si dhe vendimi për të mos e ftuar më në emisionin “Më lër të flas”. Nga ana jonë u kërkua që televizioni Top Channel të marrë edhe një masë shtesë për të parandaluar ngjarje të tilla, vendosja në dispozicion për të ftuarit dhe moderatorët e emisioneve të një Kodi Etike i cili do ndihmojë të përcaktojë më qartë çfarë është e pranueshme dhe etike në komunikimin publik.
Nga ana e av. Ngjelës nuk u vu re asnjë ndryshim në qëndrimet e tij. Në gjykimin tonë, në rast të një kërkese faljeje publike mediatike dhe ndryshimi të qëndrimit të tij në lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj grave, është e drejtë që ankesa nga ana jonë të tërhiqet. Avokatit iu la nga KMD një afat kohe prej 10 ditësh për të reflektuar dhe për të ndryshuar qëndrim. Në të kundërt, KMD do dalë në një vendim dhe do gjykojë përfundimisht sesi do të zgjidhet çështja.
******************************************************************
Today’s hearing at the offices of the Commissioner for Protection from Discrimination took place in the presence of the three parties involved: representatives from Top Channel media, lawyer Sparkat Ngjela and Social Justice, with lawyer Gjyljana Bakalli as representative.
During the session, it was agreed that the steps taken by television are positive towards finding a solution, namely the removal from the YouTube video of the sequence where av. Njjela uses hateful language as well as the decision not to invite her to the “Let me talk” show anymore. From our side, it was requested that Top Channel television take an additional measure to prevent such events, making available to the guests and moderators of the shows a Code of Ethics which will help define more clearly what is acceptable and ethical. in public communication.
From the side of av. However, no change in his attitudes was observed. In our judgment, in the event of a public apology from the media and a change of attitude regarding the use of hateful language against women, it is right for us to withdraw the complaint. The lawyer was given a time limit of 10 days by KMD to reflect and change his position. Otherwise, the KMD will issue a decision and will finally judge how the case can be resolved.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania