Familja e M.A. po përpiqet të gjejë një zgjidhje për problemin e shëndetit të djalit, i cili vuan nga çrregullime të papërcaktuara të sjelljes. Ende presim që të realizohet një vizitë me mjekun psikiatër infantil për të përcaktuar diagnozën dhe ndjekjen e një trajtimi.
Familja e M.A. jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sociale në qytetin e Kavajës, ku dhe shërbimet për fëmijët me probleme të tilla mungojnë. Edhe vizita për djalin u realizua gjatë ditës së vetme në javë kur neurologu është i pranishëm pranë spitalit të Kavajës, i cili e referoi rastin për në Tiranë. Varfëria ekstreme shpesh i lë këta fëmijë në mëshirë të fatit, pasi familjet e kanë të pamundur që të udhëtojnë drejt Tiranës për t’i ndjekur ata me mjekun përkatës. Diskriminimi po ashtu përbën një problem aktiv për këto familje.
Duke ndjekur rastin në vazhdim, shpresojmë për arritjen e një plani trajtimi për këtë djalë, që të mund të integrohet në shoqëri.