Fshehja e krimit nga policia tregon mungesën e theksuar të transparencës, përgjegjshmërisë dhe të korrupsionit të segmenteve të caktuar të kësaj strukture ligjzbatuese.
Në Shqipëri, ka pasur raste kur janë ngritur dyshime për fshehjen e krimit nga policia, dhe këto raste shpesh janë trajtuar nga media dhe organizatat për të drejtat e njeriut.
Rasti i të riut nga Pogradeci është një rast flagrant, ku Policia Shtetit u detyrua vetëm nga deklaratat e qytetarëve nëpër media online të ndryshojë rrethanat e ngjarjes.
Tashmë, prokuroria duhet të kryejë hetime të pavarura dhe të paanshme në dy drejtime.
E para, në drejtim të personit që ka shkaktuar vdekjen e të riut.
E dyta, për gjithë zinxhirin e Policisë Vendore Pogradec të përfshirë në publikimin e rremë të ngjarjes.
Në përgjithësi, fshehja e krimit nga policia dëmton besimin e publikut në institucionet e rendit dhe drejtësisë dhe rrezikon të përkeqësojë situatën e përgjithshme të sigurisë në një shoqëri
Stafi i Drejtësi Sociale i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut!