Ndaj personit që shkaktoi vdekjen e të riut në qytetin e Pogradecit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasja nga pakujdesia”.
Në fakt, është një vijë e hollë dhe që ka nevojë për një proces hetimor të paanshëm për ta klasifikuar dhe si vepër penale “vrasje me dashje (indirekte)”.
Çfarë ndryshon midis këtyre dy veprave penale? Padyshim masa e dënimit.
Për “vrasje nga pakujdesia” marzhi dënimit është gjobë deri në 5 vite burg. Ndërsa për “vrasje me dashje (indirekte) marzhi dënimit është 10 deri në 20 vite burg.
p.s dëmtimet në trupin e të riut, pamjet e kamerave në zonë, etj… ndihmojnë në përcaktimin e saktë të veprës penale. Procesi hetimor ka nevojë për paanshmëri, objektivizëm dhe ndjesinë për të dhënë drejtësinë në një rast tillë.
