Zhvilluam trajnimin me paraligjorët e Drejtësi Sociale në qytetin Beratit, Fierit, dhe Devollit, të cilët do ti ofrojnë ndihmë ligjore parësore dhe dytësore familjeve të rikthyera për tu rintegruar.
Gjatë trajnimit paraligjorët u informuan mbi legjislacionin për fushat si arsimi, strehimi, mbrojtja sociale, punësimi.
Tashmë paraligjorët do të jenë në shërbim të familjeve.
Ky aktivitet realizohet ne kuader te projektit “Fuqizimi i të rikthyerve rom dhe egjiptian në bashkitë Devoll, Fier dhe Berat” si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga United Nations Development Progeamme – UNDP