Rregullat e mëposhtme përcaktojnë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të seksionit “Pyet Juristin” në faqen e organizatës “Drejtësi Sociale”. Juristët dhe përdoruesit e platformës, duke ndërvepruar me pyetje dhe përgjigje, vlerësohet që automatikisht i kanë pranuar këto rregulla. Termat & Kushtet mund të ndryshojnë këto rregulla në mënyrë të njëanëshme në çdo kohë.
Rubrika Pyet Juristin
Është një mini-platformë, brenda faqes së organizatës “Drejtësi Sociale”. e cila bën të mundur komunikimin ndërmjet juristëve dhe qytetarëve ose organizatave jo fitimprurëse. Nuk është një zyrë avokatie apo një zyrë këshillimi private. Keshillimi ligjor i ofruar nepermjet kesaj platforme nuk perben “ndihme juridike paresore” ne kuptim te ligjit nr. 111/2017, “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti.