Në vijim të protestës për shërbim shëndetësor të drejtë ndaj nënave dhe fëmijëve, aktivistet Gjyljana Bakalli dhe Sidorela Vatnikaj morën pjesë në diskutime me gazetarë dhe mjekë të ftuar në Syri TV dhe Ora News. Ato shpjeguan arsyen e protestës, si dhe përse vendosën që ta organizonin tek materniteti dhe jo para Ministrisë së Shëndetësisë.
‘Ne kemi vazhdimisht sinjalizime për diskriminim ekonomik në këto spitale. Të njohur dhe familjarë, por dhe nga familjarët e njërës prej të ndjerave, raportojnë se kërkohet rryshfet.’ Gjatë diskutimit në emision, mjekët kundërshtuan që nuk ofrohet shërbim pa paguar nën dorë.