Në vazhdimësi të punës me #punonjësit e sektorit të #pastrimit, dhe në vijimësi të ndryshimeve që po ndodhin në këtë sektor në #Bashkinë #Tiranë, zhvilluam një takim mes kompanisë së pastrimit ‘’Eco Tirana’’, një përfaqësie të punëtorëve.
Takimi fillimisht konsistoi në sqarimin e punonjësvë për kalimin nga kmompanitë e tjera që operojnë në këtë sektor te Eco Tirana sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak. Në këtë pikë punëtorët u interesuan për mënyrën si do bëhej kalimi, si do ndaheshin grupet e punës, cilat do të ishin oraret dhe me sa turne do të punohej.
Pika tjetër në të cilën ndaluam ishte diskutimi mbi kushtet e punës dhe respektimi I kodit të punës. Kompania premtoi se me të kaluar në kompaninë e re gjithcka do të organizohej sipas kodit të punës. Puna do të ishte rreth 40 orë në jave me një ditë pushim të detyruar. Sa i përket punës në dy turne punëtorët që kanë nevoja- u theksua që kjo ishte e pamundur sipas kodit të punës. Një pikë tjetër në të cilën kompania u ndalua, do të ishte paisja e detyrueshme me uniforma dhe respektimi i lejes vjetore për cdo punëtor.
Ne do të jemi pranë punëtorëve si për të lehtësuar kalimin në kompaninë e re, ashtu edhe për të ndihmuar me problemet e përditshme në punë!
Olof Palme International Center – Albania Programme
