Ditën e enjte, pranë ambienteve të Drejtësisë Sociale u zhvillua takimi me temën “Ligji: mes drejtësisë dhe pushtetit”, prezantuar nga Juljan Myftari, profesor pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.
Gjatë takimit përveç prezantimit në fushën e filozofisë së së drejtës, u ndalëm edhe në trajektoren që ka marrë demokracia shqiptare sipas indekseve të ndryshme të matjes së demokracisë.
Në pah, prej prezantimit dhe jo vetëm, u vu re regresi në shumë prej indikatorëve të matjes demokracisë. Në fjalë të tjera, jemi thuajse në kushtet e një autoritarizmi elektoral.
Këto tema dhe diskutime duam ti vazhdojmë dhe ndaj kemi nevoje per ndihmen e gjithescilit prej jush. Kontributi mund të jetë prej propozimit të temave, thirrjes së aktiviteteve, e deri te pjesëmarrja ne diskutime.
Edhe një herë falenderojmë secilin/secilën për pjesëmarrjen dhe mirë u takofshim në eventet e tjera!