Zhvilluam një takim informues në zyrën e shërbimit social dhe koordinatoren për dhunën ndaj grave në bashkinë Gramsh. Folëm mbi ofrimin e ndihmës ligjore nga ana jonë, parësore dhe dytësore për grupet vulnerabël. Morëm mbështetjen e duhur për bashkëpunim në vazhdim.
Projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
