Takime të paraligjorëve të Drejtësi Sociale me familjet e varfëra egjiptiane dhe rome që i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të debisë.
Ndërprerja e ujit të pijshëm është një shkelje e të drejtave bazike për këto familje. Shteti duhet ti garantojë furnizimin me ujë të pijshëm familjeve të varfëra që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Drejtësi Sociale do të advokojë për të nxitur që familjeve në nevojë tu jepet suplement tek ndihma ekonomike për garantimin bazik të furnizimit me ujë të pijshëm.
Mungesa e furnizimit me ujë dhe energji i kthen këto familje të jetojnë si në mesjetë.