Në terren në qytetin e Gramshit, për të informuar qytetarët mbi Drejtësi Sociale dhe ndihmën ligjore që ne mund t’ju ofrojmë. Paraligjorja jonë në këtë qytet ka ndërrmarrë një vizitë në komunitet, për t’i informuar ata për punën e deritanishme dhe si mundemi t’i ndihmojmë në të ardhmen.
Drejtësi Sociale prej fundvitit 2021 ofron ndihmë ligjore falas për komunitetin rom dhe egjiptian, shtresat në nevojë që trajtohen ose jo me ndihmë ekonomike dhe grupe të tjera vulnerabël që nuk kanë mundësi për të kontraktuar një avokat. Veç kësaj, ne ofrojmë dhe këshillim ligjor dhe ndjekje të çështjeve më të vogla, që kanë të bëjnë me procedura ndërinstitucionale.
