Dita e sotme në terren ishte sërish në takime me punonjës të sektorit të pastrimit në Tiranë, me të cilët diskutuam problemet që kanë hasur ata gjatë punësimit ndër vite. Pjesa më e madhe prej tyre që njohëm, kishin disa vite të angazhuar në pastrim dhe me eksperiencë pune në disa prej kompanive private që operojnë në treg. Mbledhja e të dhënave do jetë me rëndësi për të formësuar një ide më të qartë mbi kushtet e punës së këtyre punonjësve dhe trajtimit të tyre në punë, për të evidentuar diskriminimet e mundshme.
Ky aktivitet zhvillohet në bazë të projektit në bashkëpunim me Olof Palme International Center – Albania Programme
