Drejtësi Sociale prej muajit Mars ka zhvilluar intervista në terren me punonjës të sektorit të pastrimit në Tiranë. Qëllimi është të kuptojmë më mirë situatën e tyre në punë, mbi shkeljet e mundshme të të drejtave të pagës, ditëve të pushimit dhe në raport me gjuhën dhe trajtimin diskriminues në vendin e punës, konsideruar që një pjesë e madhe e tyre janë anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.