Paraligjorja në Tiranë zhvilloi sot takime në zonën tepër të margjinalizuar të Lanabregasit. Familje të shumta hasin në vështirësi ekonomike dhe pamundësi për të zgjidhur problemet e tyre administrative e ligjore. Nga detyrat që i kemi vënë vetes, organizimi komunitar është ai përfundimtari, i cili realizohet me ndërgjegjësim të komunitetit, me edukim dhe komunikim të hapur. Është e rëndësishme që ata të vihen në lëvizje për zgjidhjet e mundshme të problemeve të tyre.
