Në kuadër të projektit “Advokimi ligjor një mjet për organizimin komunitar”, financuar nga Leviz Albania, “Drejtësi Sociale” dhe “Së bashku për integrimin e romëve” zhvilluan trajnimin e grupit advokues, por jo vetëm, mbi mënyrat e advokimit. Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat që kanë banorët e zonës së Drizës, si dhe mundësitë për ti zgjidhur. Më pas diskutimi u fokusua tek përzgjedhja e grupit advokues dhe hapave që do të ndërmerren për kryerjen e investimeve në kanalizimet e ujrave të zeza, si dhe shtrimin e rrugëve në zonën e Drizës.
