Nisur nga kërkesa jonë për ndryshimin e rregullores për kontratat e reja me OSHE, për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë ta shlyejnë tarifën me këste, ERE zhvilloi seancë dëgjimore, ku morën pjesë Sekretari Përgjithshëm i ERE-së, Shefja e Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Përformancës dhe Standardeve në ERE, si dhe përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe organizata Drejtësi Sociale.
Gjatë seancës përfaqësuesja e ERE-s shprehu mbështetjen e institucionit për të nxitur ndryshime të ligjit “Për sektorin energjisë elektrike”, me qëllim lehtësimin e proçedurave për familjet e varfëra që duan të lidhin një kontratë të re për furnizimin me energji.
Në vazhdim organizata Drejtësi Sociale do të ndjeki hapat e mëtejshme.