Pas arritjes nga ana e punëtorëve me anë të negocimit me kompanitë private të rritjes së pagës së tyre sa paga minimale në fuqi,

kemi realizuar disa takime për të diskutuar problemet e tjera që ka ky sektor.
Ndërsa punëtorët na tregojnë se kanë mjete pune tashmë dhe marrëdhënie të mira me punëdhënësit, lehtë evidentohet mungesa e

ditës së pushimit. Nuk po pretendohet as pagesa ekstra për ditët e festave zyrtare, por një e drejtë bazike siç është dita pushim, e cila është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor të çdo punëtori.

Për këtë, duam të realizojmë një takim me përgjegjës të kompanive të pastrimit ose të facilitojmë një takim të punëtorëve me ta në formë tryeze diskutimi.
*************************************************************
After the workers reached a negotiation with private companies to increase their salary to the minimum wage in force, we held several meetings to further discuss the problems that this sector has.
While the workers tell us that they already have work tools and good relations with employers, the lack of a day off is easily evident. Extra payment for official holidays is not being claimed either, but a basic right such as a day off, which is necessary to maintain the physical and mental health of every worker.
For this, we want to hold a meeting with the managers of the cleaning companies that are not respecting this right.