Mospërfshirja e testit të ADN-së në listën e shpenzimeve gjyqësore që përjashtohen nga pagesa tek ligji “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, ishte shqetësimi kryesor i paraligjorit të Drejtësi Sociale në takimin e zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë në qytetin e Lezhës.
Ky shqetësim vjen nga rastet që jemi duke ndjekur në gjykatë. Familjet e varfëra e kanë të pamundur financiarisht të mbulojnë këtë shpenzim. Këtë shqetesim e kemi paraqitur edhe në raportin e përgatitur për ECRI-n.
