Në vazhdimësinë e ndjekjes së problemeve që qytetarët kanë pasur me institucionet e mikrokredisë, sot ishim pranë një grupi qytetarësh që kishin vendosur të protestonin para Micro Credit Albania. Qytetarët, të mashtruar nga ky institucion financiar, kishin humbur shtëpitë, tokën dhe punën.
Përveç protestës para zyrave të MCA, ata shkuan edhe në SPAK, ku kërkuan të bëjnë një kallëzim për këtë institucion financiar.
Ne kemi edhe disa raste të tjera që po i ndjekim në gjykatë, ku situata është e njëjtë. Ne do të jemi aty për secilin rast që ndiqet individualisht dhe ftojmë sa më shumë qytetarë që kanë rënë pre e këtyre kompanive të denoncojnë, padisin dhe protestojnë!
