Takimi me punëtorët e zonës së Astirit evidentoi sërish të njëjtat problematika të gjetura deri tani, mungesa e ditës së pushimit në javë, leja e zakonshme, pushimet vjetore dhe raportet shëndetësore të cilat nuk njihet.

Punëtorët nuk kanë ende një kopje të kontratës së tyre të punës.

Astiri ka një precedent të mirë të vetëorganizimit në kohën kur punëtorët nuk merrnin as pagën minimale dhe së bashku, arritën të ulnin kompaninë në bisedime me anë të grevës dhe ndalimit të punës për një ditë.

Tirana nuk është një qytet që mund të përballojë mungesën e pastrimit as për një orë, dhe efekti i një dite e detyroi kompaninë që të ulet në bisedime.

Po përpiqemi që të organizohemi me punëtorët për të kërkuar të drejtat e munguara në vazhdim dhe të krijojmë kontakte me kompaninë.
**************************************************************************
The meeting with the workers of the Astir area showed again the same problems found so far, the lack of a day off per week, the usual leave, annual vacations and health reports which are not recognized.

Workers do not yet have a copy of their employment contract.

Astiri has a good precedent of self-organization at a time when workers did not even receive the minimum wage and together, managed to reduce the company to negotiations through a strike and stoppage of work for a day.

Tirana is not a city that can afford the lack of cleaning even for an hour, and the effect of one day forced the company to sit down in talks.
We are trying to organize with the workers to demand the missing rights in the future and establish contact with the company.