Gjatë takimit me Nënkryetarin dhe Drejtoreshën e Shërbimeve Sociale në bashkinë Durrës, diskutuam mbi programet e mbrojtjes sociale, si dhe buxhetin për zbatimin e planeve individuale të fëmijëve në situatë rruge.
Mungesa e strukturave për prokurimin e shpenzimeve që duhen për zbatimin e planeve individuale të fëmijëve në situatë rruge, ishte arsyeja pse bashkia nuk përcakton zë të veçantë në buxhetin e bashkisë por e përfshin tek zëri buxhetor i qendrave komunitare.
Sipas tyre, VKM-ja që i detyron bashkitë të kenë buxhet për planet individuale ka nevojë të ndryshojë, pasi në këtë mënyrë nuk mund të zbatohet.