Grupi advokues i banorëve të fshatit rom Drizë bashkë me paraligjorin e Drejtësi Sociale, kanë zhvilluar takim me nënkryetaren e bashkisë Fier, përfaqësuesen e zyrës së projekteve, dhe drejtoreshën e shërbimeve publike, për ti nxitur që të aplikojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për kryerjen e investimeve në shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza për pjesën e mbetur në këtë zonë.
Ata u shprehën pozitivisht duke thënë se do të dorëzojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar nga Ministria.
Në vazhdim do të monitorojmë këtë gjë.