Pas takimeve në terren me punonjës të sektorit të pastrimit dhe identifikimit të disa problemeve të tyre, takuam sot Drejtuesin e Inspektoriatit të Punës për rajonin e Tiranës, Durrësit e rrethinat, për t’i referuar gjetjet tona. Paraprakisht, kemi kontaktuar me Inspektoriatin e Punës me anë të një kërkese për informacion.
Gjatë takimit, kryeinspektori na garantoi se po merret informacioni i nevojshëm në lidhje me sektorin e pastrimit. Në vazhdim, do krijohet mundësia e një bashkëbisedimi me kompanitë, për të punuar së bashku për të përmirësuar kushtet e punës së punonjësve të këtij sektori.
Projekt në bashkëpunim me Olof Palme International Center – Albania Programme
