Zhvilluam takim me Drejtoreshën e Buxhetit dhe Drejtorin Ekonomik në bashkinë Durrës. Qëllimi takimit ishte miratimi buxhetit specifik në zbatim të VKM-së nr. 578, datë 3.10.2018 për zbatimin e planeve individuale për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge, si dhe u diskutua mbi problematikën e familjeve, të cilët nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë për tre muajt e fundit të vitit 2023.
Në lidhje me temën e parë, Drejtoresha Buxhetit u shpreh se:

Do të jetë në vëmendjen e bashkisë Durrës në procesin e buxhetit të vitit 2025.
Ndërsa për bonusin e qerasë, u shpreh se:

Për shkak të një problemi në lëvrimin e fondit brenda vitit 2023, kjo shumë do t’i shtohet me vendim të Këshillit Bashkiak buxhetit 2024, dhe më pas do ti kaloj familjeve.