Pasi identifikuam problemin e disa familjeve në qytetin e Beratit në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të debisë, kontaktuam me drejtorin e OSHEE-së për t’ju ofruar rilidhjen e akt-marrëveshjeve familjeve. Sipas tij ERE nuk ka miratuar akoma modelet për lidhjen e akt-marrëveshjeve, dhe si pasojë familjet nuk mund të lidhin akt-marrëveshje, por tregoi vullnet pozitiv për mos ndërprerjen e energjisë një prej familjeve debitore, e cila ka një fëmijë të sëmurë që furnizohet aparat oksigjeni. Në vazhdim do të interesohemi pranë ERE-së për të nxitur miratimin e modelit të akt-marrëveshjeve për vitin 2023.
Ky aktivitet realizohet ne kuader te projektit “Fuqizimi i të rikthyerve rom dhe egjiptian në bashkitë Devoll, Fier dhe Berat” si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga United Nations Development Programme
