Pas takimeve dhe diskutimeve në terren me prindërit e fëmijëve në situatë rruge, i dërguam AKPA-së Durrës emrat e 6 prindërve, të cilët do të përfshihen tek programi nxitjes së punësimit “Punë në komunitet”.
Më tej do mbështesim prindërit që gjatë zbatimit të këtij programi të mësohen me punën, si dhe të dërgojnë rregullisht fëmijët në shkollë.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të Programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me Bashkinë Durrës dhe “Drejtësi Sociale”.
