Në kuadër të takimeve mes shoqërisë civile dhe instuticioneve publike për konsultimet mbi buxhetin afat-mesëm 2025-2027, nxitëm për herë të parë një takim konsultues në Ministrinë e Drejtësisë mbi zërin buxhetor të ndihmës ligjore falas.
Nisur nga rritja e konsiderueshme e kërkesave të qytetarëve për të përfituar nga ky shërbim, ne kërkuam rritje të buxhetit sa i përket ndihmës ligjore falas.
Së fundmi, u dakordësuam se do të ketë një rritje prej 10% të buxhetit për ndihmën ligjore falas, si dhe do të ketë vullnet pozitiv për rishikim të buxhetit në rast se do të jetë nevoja.
