Cili është perceptimi i shoqërisë shqiptare mbi aksesin në shëndetësi?
Më 31 janar nëna 34 vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën vetëm pak orë pasi kreu një abort të detyruar në spitalin e Elbasanit. Pak ditë më vonë, një tjetër grua e re humbi jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Nisur nga këto vdekje në maternitete, organizata “Drejtësi Sociale” ka nisur marrjen e të dhënave për disa aspekte të aksesit në shëndetësi dhe mbi rryshfetin në spitale, me qëllim hartimin e një studimi gjithëpërfshirës për këtë temë. Kemi ftuar mjekë e studentë të mjekësisë për të marrë dhe qëndrimet e tyre.
Për të diskutuar mbi këto të dhëna, ju ftojmë në një takim pranë zyrave tona më 29 mars 2023, ditën e mërkurë, ora 18.00. Kushdo që kërkon të japë kontribut ose të informohet mbi gjetjet në terren, është i ftuar të vijë!
