Stafi ynë

Çdo individ pjesë e stafit tonë, ka një ekperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore në qytetet Tiranë, Fier, Berat, Korcë dhe Elbasan, nëpërmjet projektit operacional të Fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë.

Gentian SEJRANI

Në vitet 2014-2017, ishte drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome”, në të cilën drejtoi fushata advokimi në fushën e strehimit, arsimit, punësimit etj. Në vitet 2017-2018 ishte drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Për Arsim Cilësor” në të cilën drejtoi fushata advokimi në fushën e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuar etj.

2018-2020 ka punuar si Jurist/Avokat në projektin “Fuqizimi Ligjor i Komunitetit Rom dhe Egjiptian” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ai përdori procesin ligjor si mjet strategjik për të organizuar komunitetin dhenxitur aktorët e tjerë për të ndryshuar ose zbatuar ligjet, të cilat ndryshojnë jetën e minoriteteve egjiptian dhe rom.

Prej vitit 2020 e në vazhdim drejton organizatën Drejtësi Sociale, dhe si avokat mbështet individët egjiptian dhe rom në rastet strategjike. Gentiani është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të avokatëve “International Lawyer Assisting Workers Network”.

Klaudina KUÇI

Klaudina Kuçi ka kryer studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Prej vitesh është angazhuar si aktiviste në çështjet studentore dhe ato të dhunës ndaj grave, me bazë gjinore.

Në organizatën “Drejtësi Sociale” kontribuon si konsulente e çështjeve juridike për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara – veçanërisht atij Egjiptian dhe Rom.

Gjyljana BAKALLI

Gjyljana Bakalli është një juriste e diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe e pajisur dhe me licencën e avokatit në Republikën e Shqipërisë. Gjyljana ka disa eksperienca pune në fushën e konsulencës juridike mjedisore, arsimore, gjeohapësinore, si dhe të zhvillimit të projekteve me interes publik në Shqipëri.

Gjithashtu me eksperiencë në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe urdhrave të ekzekutimit, krahas përfaqësimit në gjykatë dhe përgatitjes së dokumentacionit përkatës për në gjykatë. Së fundmi, është angazhuar dhe përgjatë procesit zgjedhor pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Prej nëntorit është pjesë e stafit të organizatës “Drejtësi Sociale”.

Blerta LATA

Blerta Lata ka mbaruar studimet Bachelor në Gazetari dhe Komunikim dhe po ndjek një master shkencor (MSc) për Komunikim Nderkulturor në Universitetin e Tiranës.

Prej një viti punon si gazetare pranë web-it informim.al, një platformë që kq në fokus problematikat e minoritetit egjiptian dhe rom etj. Aktualisht mbulon komunikimin publik të “Drejtësi Sociale”.

Panajot ALUSHI

(Anëtar i minoritetit rom) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Fierit dhe Vlorës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Etleva TARE

(Anëtare e minoritetit egjiptian) Paraligjore e Drejtesi Sociale për qytetin e Korçës dhe Pogradecit. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar..

Besmir DALIPI

(Anëtar i minoritetit rom) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Beratit. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Edison KIPTI

(Anëtar i minoritetit egjiptian) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Lezhës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Edmond SULA

(Anëtar i minoritetit rom) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Kavajës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Mirela BANERI

(Anëtare e minoritetit egjiptian) Paraligjore e Drejtesi Sociale për qytetin e Shkodrës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania