Në sajë të punës së SPAK-ut, numri i policëve të inkriminuar dhe të korruptuar brenda Policisë së Shtetit po rritet dita-ditës.
Ndërkohë pastrimi i Policisë së Shtetit duhet të bëhej nëpërmjet “Vetingut” të filluar me bujë të madhe, por që për arsye që tashmë kuptohen ka ecur me ritme të ngadalta dhe pa transparencë.
Policia Shtetit duhet të rikthejë besimin e qytetarëve duke qenë institucioni që ka detyrë kryesore ruajtjen e sigurisë dhe luftën ndaj korrupsionit, të garantojë ata/o policë të ndershëm që ndjehen të pambrojtur dhe të pafuqishëm ndaj krimit dhe eprorëve tyre të lidhur me krimin, si dhe ti jap shpresë policëve të rinj se mund t’ia dalin duke punuar me ndershmëri.
Krimi dhe korrupsioni nuk luftohet duke pasur në strukturë policë të inkriminuar dhe të korruptuar.
