Bëmë sot një takim me katër persona të komunitetit rom dhe egjiptian për t’i sjellë atyre adresën e banimit në Kavajë. Këta qytetarë ishin të regjistruar nëpër qytete të ndryshme: Gramshi, Elbasani, Shkodra dhe Lezha. Tashmë ata kanë dokumentat e tyre të regjistruar saktë dhe mund të marrin shërbimet publike në qytetin ku jetojnë.
Projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP Albania në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
