Para disa ditësh Bashkia Tiranë, Shërbimi Social Shtetëror, bashkë me Policinë e Shtetit, zbatoi masën e mbrojtjes për vendosjen e dy fëmijëve të familjes Mejdani në përkujdesje alternative, në shtëpinë e fëmijës Sarandë. Sipas punonjësve të bashkisë shkaku i kësaj mase ishte nxjerrja e fëmijëve nga prindërit për të lypur.
Por dërgimi i fëmijëve në shtëpinë e fëmijës në Sarandë është në shkelje të ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, sepse nuk ka marrë parasysh mosndarjen e fëmijëve nga vëllezërit dhe motrat e tjerë.
Ndaj, iu drejtuam me ankesë Avokatit të Popullit për rastin e familjes Mejdani, si dhe do ta mbështesim gjatë procesit gjyqësor për vlerësimin e masës nga gjykata.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.
