Një lajm i mirë nga Kombinati!
“Banorët e një kompleksi pallatesh në Kombinat, mund të marrin frymë lirisht për disa kohë, pasi Prokuroria e Tiranës bllokoi të gjithë veprimet për shkatërrimin e një lulishteje dhe ndërtimin aty të një pallati shumë-katësh nga biznesmeni Elman Abule.
Pak ditë më parë, Prokuroria e kryeqytetit, bazuar në hetimet e prokurores Rovena Zoto, urdhëroi sekuestrimin dhe bllokimin e pasurive në vlerë 50 milionë euro të disa personave, mes të cilëve edhe 43-vjeçarit Abule, nën dyshimin se janë përfshirë në pastrim parash.
Në kuadër të këtij hetimi janë bllokuar një numër i konsiderueshëm pasurish të paluajtshme, si edhe kompani tregtare, në emër të Elman Abule, Kristian Boçi, Drilona Boçi, Ender Boçi, Vladimir Avrami dhe Marisa Nito.”
Edhe njëherë reagimi qytetar i komunitetit bëri të mundur garantimin e hapësirës publike si e mirë e përbashkët. Vetëm organizimi i qytetarëve bën të mundur garantimin e të drejtave të tyre!
