Ditën e djeshme u zhvillua në zyrat e Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi seanca dëgjimore me palë 23 familjet e ish-Komunales përfaqësuar nga organizatat Drejtësi Sociale & Aksion Komunitar dhe bashkia Tiranë. Qëllimi seancës ishte sqarimi në detaje i ankesës drejtuar këtij institucioni nga 23 familjet të prekur nga tërmeti i vitit 2019, të cilët u përjashtuan nga programet e rindërtimit. Në gjykimin tonë mënyra sesi familjet janë trajtuar nga bashkia është diskriminuese, por të presim vendimin për ta konstatuar apo jo. Gjithsesi, përfaqësuesi KMD-së i ftoj përfaqësuesit e bashkisë Tiranë që ti rikthejnë 23 familjet në programin e rindërtimit.
