Pranë zyrave të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, u zhvillua seanca dëgjimore për shqyrtimin e mëtejshëm të ankesës së 36 familjeve egjiptiane kundër bashkisë Kavajë, në lidhje me problemin e strehimit.
Në seancë familjet u përfaqësuan nga avokati i organizatës “Drejtësi Sociale”.
Gjatë seancës i qëndruam pretendimit se këto familje diskriminohen për shkak të “etnisë” nga ana Bashkisë Kavajë.
Tashmë, referuar proçedurës së përcaktuar në ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, jemi në pritje të vendimit.