Rreth Nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriun në Shqipëri. E fokusuar për ofrimin e shërbimeve ndaj grupeve rome- egjiptiane, personave me aftësi ndryshe, banorëve të lokaliteteve periferike, të rinjëve, fëmijëve dhe emigrantëve.

Drejtuesit edhe stafi i organizatës “Drejtësi Sociale” janë me eksperiencë, profesionalë dhe të përkushtuar për të ndihmuar maksimalisht në zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Çdo individ pjesë e stafit tonë, ka një ekperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore në qytetet Tiranë, Fier, Berat, Korcë dhe Elbasan, nëpërmjet projektit operacional të Fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë.

Përveç aktiviteteve të ndryshme dhe në qytete e zona të ndryshme, organizata ofron konsulencë, ndihmë parësore dhe dytësore juridike, nga ku, mbështetjen ligjore e përdor si mjet për organizimin komunitar.

Pasqyrat financiare 2022

Ku jemi fokusuar

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Shërbime Advokimi ligjor falas

Shërbime Advokimi ligjor falas për problematike të ndryshme dhe mbrojtje të të drejtave

Mbrojtja & Respektimi i të drejtave

Mbrojtja & Respektimi i të drejtave, veçanësisht e fokusuar në grupet rome- egjiptiane

Konsulencë & Këshillim ligjor falas

Konsulencë & Këshillim ligjor falas për aplikime dhe plotësime dokumentacionesh

Organizim aktivitetesh dhe takimesh

Organizim aktivitetesh dhe takimesh me tematika të ndryshme në qytete të ndryshme

Stafi ynë

Çdo individ pjesë e stafit tonë, ka një ekperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore në qytetet Tiranë, Fier, Berat, Korcë dhe Elbasan, nëpërmjet projektit operacional të Fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë.

Gentian SEJRANI

Drejtues i Organizatës & Avokat. Prej vitit 2020 e në vazhdim drejton organizatën Drejtësi Sociale, dhe si avokat mbështet individët egjiptian dhe rom në rastet strategjike. Gentiani është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të avokatëve “International Lawyer Assisting Workers Network”.

Klaudina KUÇI

Klaudina Kuçi ka kryer studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Ajo është e angazhuar pranë organizatës si juriste dhe kontribuon në çështjet juridike për të drejtat e njeriut – veçanërisht atij egjiptian dhe rom, punëtorëve dhe studentëve. Gjithashtu, është feministe dhe angazhohet pranë “Kolektivit Feminist”

Gjyljana BAKALLI

Gjyljana Bakalli është një juriste e diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe e pajisur dhe me licencën e avokatit në Republikën e Shqipërisë. Gjyljana ka disa eksperienca pune në fushën e konsulencës juridike mjedisore, arsimore, gjeohapësinore, si dhe të zhvillimit të projekteve me interes publik në Shqipëri.

Blerta LATA

Ka kryer studimet Bachelor në Gazetari dhe Komunikim dhe po ndjek një master shkencor (MSc) për Komunikim Nderkulturor në Universitetin e Tiranës. Prej një viti punon si gazetare pranë web-it informim.al dhe aktualisht mbulon komunikimin publik të organizatës “Drejtësi Sociale”.

Panajot ALUSHI

(Anëtar i minoritetit rom) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Fierit dhe Vlorës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Etleva TARE

(Anëtare e minoritetit egjiptian) Paraligjore e Drejtesi Sociale për qytetin e Korçës dhe Pogradecit. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Besmir DALIPI

(Anëtar i minoritetit rom) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Beratit. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Edison KIPTI

(Anëtar i minoritetit egjiptian) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Lezhës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Edmond SULA

(Anëtar i minoritetit rom) Paraligjori i Drejtesi Sociale për qytetin e Kavajës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Mirela BANERI

(Anëtare e minoritetit egjiptian) Paraligjore e Drejtesi Sociale për qytetin e Shkodrës. Me një eksperiencë disa vjeçare në ofrimin e ndihmës ligjore parësore dhe organizimit komunitar.

Donatorët tanë

Mbështetja dhe suporti i donatorëve tanë është jetike në veprimtarinë e organizatës “Drejtësi Sociale”, pa ndihmën e të cilëve sot mijra familje, problematika dhe shqetësime të tyre do ishin akoma pa u zgjidhur.

https://drejtesisociale.al/wp-content/uploads/2022/01/HEADER-LOGO-12.png
https://drejtesisociale.al/wp-content/uploads/2022/01/don2.png
https://drejtesisociale.al/wp-content/uploads/2022/01/don3.png
Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania