Prej disa vitesh familja Koreci jetonte në errësirë, pasi e kishte të pamundur të parapaguante tarifën për lidhjen e re.
Para dy muajsh, me mbështetjen e organizatës që operon në qytetin e Beratit
Mjedisi & Komuniteti dhe tonën, familja parapagoi tarifën. Por dy muaj lidhja e energjisë u zvarrit pa arsyetim.
Në këtë situatë komunikuam me Administratorin e FSHU-së për të detyruar punonjësit e OSHE-së Berat që t’i lidhnin energjinë familjes Koreci. Falë ndërhyrjes së tij, familjes iu lidh energjia në kohë rekord.