Jemi sot në Tiranë për rastin e një zonje nga Kavaja, e cila ka dalë nga lista e KEMP-it. Mblodhëm dokumentat e nevojshme dhe po i dorëzojmë ditën e sotme. Fatkeqësisht, qytetarët ende duhet të udhëtojnë në kryeqytet për të kaluar komisionin për invaliditet e sëmundje të tjera, gjë e cila shpesh herë i penalizon për shkak të shpenzimeve.
Projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).”
