Në emisionin Review në Euronews Albania, kemi diskutuar mbi ngjarjen e Beratit, ku 87 gra të varfra shfrytëzoheshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Mungesa e minimumit jetik, e politikave mbështetëse sociale, i krijon mundësi grupeve kriminale t’i shfrytëzojnë këta individë/e, duke i skllavëruar ato edhe nën kërcënimin e armëve.
Sot, të varfërit në Shqipëri kanë tre mundësi:
1. Të shkojnë në azil;
2. Të punësohen në fasoneri, ku janë skllevër dhe të keqpaguar;
3. Të “punësohen/shfrytëzohen” nga grupet kriminale në sera të tilla, si skllevër por të paktën, të mirëpaguar;
Në emision u shfaqën dy intervista me ish të punësuar në këto sera, të dy të komunitetit rom dhe egjiptian, dhe deklaratat e tyre rrëngjethëse i dhanë të drejtë të gjitha atyre pikave që avokati parashtroi. Mungesa e një shprese, e një pune të paguar siç duhet, i shtyn këta individë drejt krimit, e më pas pasojave të kapjes dhe dënimit. Çfarë janë këta njerëz përveçse të kontrolluar, herë nga mafia, herë nga shteti për të plotësuar shifrat e të arrestuarve në statistika?
Videon e plotë të emisionit mund ta ndiqni në youtube
këtu.