Pas vdekjes së bashkëshortit zonja RR.S duhet të çel trashëgimninë për të përfituar nga disa shërbime. Bashkë me paraligjoren e Drejtësi Sociale në qytetin e Beratit shkuan tek Zyrat Noteriale për të pyetur mbi tarifën që nevojitet për të kryer këtë veprim. Tarifën që kërkohet nga Zyrat Noteriale, zonja e ka të pamundur ekonomikisht ta përballojë.
Në këtë situatë, referuar ligjit “Për Noterinë” paraligjorja i përgatiti zonjës një shkresë për t’iu drejtuar Zyrës Kombëtare të Noterisë për të lehtësuar tarifën e shërbimit për celjen e trashëgimnisë.
Ky aktivitet realizohet ne kuader te projektit “Fuqizimi i të rikthyerve rom dhe egjiptian në bashkitë Devoll, Fier dhe Berat” si pjese e “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga
United Nations Development Programme – UNDP