Referim dhe menaxhim rasti i një familje Egjiptiane

4 Maj, 20220
Nëpërmjet faqes tonë zyrtare në facebook një çift kontaktoi organizatën tonë për referimin e një familje Egjiptiane  të ardhur nga Korça në Tiranë për mbështetje dhe orientim drejt shërbimeve publike.  Familja ishte në situatë rruge dhe çifti i kishte ardhur në ndihmë.
Pasi çifti ishte njohur me problemet ekonomike të familjes dhe me kushtet e banesës ku jetonin, kishte marr përsipër ti ndihmonte duke i paguar qiranë e një banese.Gjatë kërkimeve për banesë me qera, çifti kuptoi se qiradhënësit nuk pranonin të lidhnin kontratën me familjen, ndaj u detyruan të lidhin kontratën e qerasë në emrin e tyre, dhe më pas të lidhnin nënkontratë me familjen.
Organizata Drejtësi Sociale pas referimit të rastit nga çifti morri përsipër menaxhimin e rastit. Si fillim pranë familjes Egjiptiane u krye një vlerësim nevojash e konkretizuar më pas me një planë veprimi. Familja u mbështet me një paketë shërbimesh si transferim i gjendjes civile pëmes noterizimit të kontratës së qerasë, transferim i shkollës së fëmijëve në sistemin arsimor 9-vjeçar,  regjistrimin e dy fëmijëve të vegjël në kopësht dhe çerdhe, regjistrimin e familjes  si punëkërkues të papunë, si dhe aplikimin për përfitimin e ndihmës ekonomike.
Së fundmi familja u ndihmua për të aplikuar në programet e strehimit të bashkisë Tiranë si dhe u shoqërua pranë qëndrës shndetësore më të afërt në vendbanimin e tyre duke përfituar shërbime shëndetsore falas për të gjithë familjen. 
I gjithë proçesi mund të jetë modeli sesi mund të bëjmë integrimin e familjeve të varfëra egjiptiane dhe rome.
“Kjo ndihmë ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja ligjore mjet për organizimin komunitar të komunitetit rom dhe egjiptian”, mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania