Reagim për vdekjen e nënës dhe fëmijëve në Shkodër

10 Maj, 20240

Ngjarja tronditëse ku një nënë me tre fëmijët e saj u gjet e mbytur në ujërat e lumit të Bunës, riktheu në debatin publik dhunën me bazë gjinore e më speicifiisht femicidin, për të diskutuar mbi realitetin që qindra mijëra gra shqiptare përjetojnë çdo ditë: dhunë sistematike fizike, emocionale, ekonomike e seksuale.
Shkaqet e dhunës vazhdojnë të mbeten, duke përfshirë shoqërinë në thelb patriarkale, dështimi institucional dhe mungesën e një trajtimi emergjent të situatës nga shoqëria.

Megjithatë, sa herë ngjarje të tilla ndodhet në rend të parë të kronikave televizive dhe titujve të shtypit online, pothuajse çdo herë përballemi me të njëjtën mungese etike në raportim dhe lincim publik të viktimës, duke cenuar jo vetëm dinjitetin e saj dhe të familjes, por duke e bërë të pamundur krijimin e një diskutimi mbi rastin, që mund të çonte në një debat më të gjerë që ofron zgjidhje.

Kemi ndjekur me shqetësim se si nga mediat të caktuara ngjarja e Shkodrës është tentuar të lidhet me përkatësinë e viktimës si pjesë e një minorance etnike, duke stigmatizuar komunitetin në fjalë dhe duke tentuar t’a zhvendosë diskutimin publik drejt një lidhje imagjinare mes aktit jonormal vetëflijues të nënës (nëse vërtetohet të jetë i tillë) dhe tipareve të komunitetit rom ose egjiptian.
Praktika të tilla të raportimit mediatik nuk janë të rralla dhe i gjejmë shpeshherë në ngjarje ku një prej personave të implikuar është pjesë ose dyshohet të jetë pjesë e komunitetit rom apo egjiptian. Është e rëndësishme të kuptohet nga e gjithë shoqëria se pakicat etnike në Republikën e Shqipërisë janë pjesë e gjithë shoqërisë dhe si të tilla reflektojnë të njëjtat problematika si e gjithë pjesa tjetër.

Dhuna me bazë gjinore mbetet një prej problematikave më të pranishme të shoqërisë shqiptare, që kërkon raportim serioz dhe etik prej mediave të shkruara apo televizive, kërkon trajtim emergjent nga institucionet dhe reagim të menjëhershëm nga e gjithë shoqëria.

Burimi i fotos: https://ethicaljournalismnetwork.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth nesh

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Fokusi dhe veprimtaria kryesore e organizatës është advokimi, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri.

Adresa & Kontakt
Informacion

Organizata “Drejtësi Sociale” është themeluar më 14.12.2020 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me numër identifikimi NUIS M11509454W dhe me adresë kryesore Rruga “Riza Cerova” nr. 23, Tiranë, Shqipëri

© 2020- 2022 Organizata “Drejtësi Sociale” | Të gjitha të Drejtat e Rezervuara | Krijuar nga Imagjino Albania