Në qytetin e Devollit u njohëm me rastin e Bujarit. Bujari i ka dhënë borxh dikujt në mirëbesim. Afati përcaktuar për shlyerjen e borxhit ka disa vite që ka kaluar, dhe Bujari nuk ka marr akoma lekët e tij. Është lodhur duke shkuar tek borxhliu për të marr borxhin, por nuk ja ka dalur t’i marr lekët.
Na kontaktoi dhe i sugjeruam që të përpilojë me borxhliun një deklaratë noteriale për njohjen e borxhit, si dhe përcaktimin e një afati për shlyrjen e tij. Vetëm në këtë mënyrë rriten shanset që Bujarit t’i rikthehen lekët.
