Po ndjekim rastin e një familjeje në Lezhë, të cilët kanë një pusetë të ujrave të zeza të bllokuar në oborrin e shtëpisë së tyre private. Ju drejtuam Ujësjellës Kanalizime Lezhë me një kërkesë dhe na u referua që është e nevojshme të zgjidhen problemet e debisë së këtyre familjeve, pasi janë tre kurorë, që të mund të ndërhyjnë më pas fizikisht në pusetë.
Në gjykimin tonë, nuk mund të jetë pengesë debia për të bërë pastrimin e ujrave të zeza. Mospastrimi tyre mund të sjellë përhapjen e sëmundjeve infektive. Për këtë rast do të informojme dhe Entin Rregullator të Ujit për të detyruar UK-Lezhë për pastrimin e saj.
