RAST SUKSESI
Pasi Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vendosi se veprimet e kryera nga bashkia Durrës dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës për prishjen e banesës së znj. Dyrmishi ishin diskriminuese, avokati Drejtësi Sociale mbështeti zonjën Dyrmishi gjatë procesit gjyqësor me objekt shpërblimin e dëmit.
Më datë 18.04.2024 gjykatësja vendosi:
Pranimin e kërkesës. Shpërblimin e dëmit jopasuror dhe shëndetësor në masën 1,278,588 lek të reja, si dhe dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.
