Pershendetje
Dikush me ka zene banesen te cilen e kam me certifikate pronesie. Si te veproj qe te marre fizikisht pronen?
Pershendetje,
Ne kete situate ju mund te ndiqni dy procese nje penal dhe nje civil .. sa i perket procesit penal ju mund te shkoni ne polici dhe te denonconi personin per dhunim banese.. nderkohe sa i perket procesit civil ju mund te ngrini padine e rivendikimit e cila nenkupton rikthimin e sendit nga poseduesi jo pronar (i paligjshem) te poseduesi pronar. Gjithashtu ju mund te kerkoni demshperblim per te gjitha demet qe ju jane shkaktuar gjate kohes qe ai ka qene ne ushtrim te posedimit te paligjshem.