Hi! Më duhet vërtetim punësimi nga ish-punëdhënësi për periudhën që kam qënë i punësuar me kohë të plotë dhe pozicionin e punës (nuk merret te eAlbania).
Marrëdhëniet që kisha me ish-punëdhënësin kanë qënë shumë të këqija dhe sigurisht do thotë jo. Ka ndonjë ligj që e detyron atë të ma japi atë dokument apo ska rrugë tjerër?
Faleminderit!
Përshëndetje,
Mund të shkoni tek sigurimet shoqërore të merrni vërtetim për sigurimet që janë paguar në emrin tuaj. Kjo vërteton periudhën që keni qenë i punësuar dhe pozicionin që keni pasur. Nëse nuk e merrni mund të shkoni tek Inspektoriati Punës për të ndërmjetësuar me ish-punëdhënësin tuaj për tu dhënë vërtetimin.
Faleminderit që na kontaktuat!