Prsh, me falni por doja tju pyes une kam perfituar nje truall ne baze te ligjit 7051, por nuk isha ne dijeni se babai e kishte shitur. Kur vajta ne korce ato te hipotekes me thane qe nuk ke me toke. Si duhet te veproje?
Në qoftë se ke qenë pjesë e familjes bujqësore mjeti procedural që duhet të përdorësh është: “Pavlefshmëria e veprimit juridik të kontratës së shitblerjes”, por detyrimisht duhet të zgjidhesh edhe pasojat e pavlefshmërisë, që është “Lirimi dhe Dorëzimi i sendit”, po kështu njëkohësisht duhet të kesh edhe ndërgjyqës ASHK Vendore Korçë, për të bërë fshirjen në kartelën e pasurisë dhe regjistrimin e pasurisë në emrin tuaj.